11:25 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, njëri për kanosje e tjetri për ngacmim seksual

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull, kurse i dyshuari tjetër dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër.

Lidhur me rastin në stacion policor prezent ka qenë edhe prokurori i Shtetit i cili i ka dëgjuar palët, ku ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/