11:10 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Prishtinë, njëri kërcënoi gruan me vrasje duke e bërë për spital

Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese. Madje, numri i tyre është rritur në krahasim me vitin e kaluar. E rasti më i madh i raportuar në Policinë e Kosovës vjen në Prishtinë. Vetëm dje, kanë ndodhur dy të tilla në kryeqytet.

Sipas raportit të policisë në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, përcjellë Indeksonline.

Rasti i parë sipas policisë ka ndodhur në orën 12:00, derisa një i dyshuar mashkull pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me vrasje dhe duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ku më pas të njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dyti ka ndodhur në orën 18:30, ku nën ndikim të alkoolit një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 janë raportuar gjithsej 785 raste të dhunës në familje në Kosovë dhe lidhur me këtë janë arrestuar 330 persona. Derisa kanë ndodhur pesë vrasje./Indeksonline/