20:08 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Arrestohen dy persona, rrëmbyen një 18 vjeçare në Mitrovicë – një tjetër e dhunoi

Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Koosvës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.

Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.
Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.