Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Policia e Kosovës më saktë njësitet policore të stacionit- jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët janë kapur në flagrancë, duke kryer veprën penale: “Vjedhje e rëndë”.
Sipas informacionit nga policia janë arrestuar dy persona të moshës 26 dhe 28 vjeç.
– L.J., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– A.H., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Në koordinim me prokurorin e shtetit, është marrë vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë./Indeksonline/

