22:37 / E Premte, 23 Korrik 2021 / Ç.Q

Arrestohen dy shqiptarë brenda fermës së kanabit në Angli, si u kapën nga policia

Dy shqiptarët, Ergi Veliu, 22 vjeç dhe Eduardo Vishaj, 47, vjeç janë arrestuar në Britani, pasi u kapën në fermën e kanabisit.

Si ranë në kurthin e policisë?

Mediat britanike bëjnë me dije se policia nisi dyshimet e saj pasi faturat e energjisë të një lokali, sa vinin dhe rriteshin.

Mësohet se  Acorn Cafe në Coalpit kishte shërbyer si burim energjie për një fermë kanabisi aty pranë,  e cila ruhej nga shqiptarët.

Sipas mediave, faturat mujore në Acorn Cafe, në Coalpit Heath shkuan nga 349 deri në 2000 paund. Pas kësaj policia hyri me forcë në ambientin, ku ishin mbjellur rrënjët e kanabisit ku dhe gjeti dy shqiptarët.

Mësohet se ​​Veliu, u dënua me16 muaj, ndërsa Vishaj për tetë muaj, ndërkohë që të dy shqiptarët pasi të mbarojnë dënimin do të dëbohen nga Britania.