Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë
Dy persona, të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, janë arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i hetimeve të kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e stacionit policor-jugu, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të dyshuar për këtë rast”, deklaroi Pllana.
Të arrestuarit në fjalë janë N.K., 26 vjeç dhe A.K., po ashtu 26-vjeçar.
“Gjatë arrestimit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si edhe paratë që dyshohet se janë grabitur.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë”, shtoi Pllana.

