22:27 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / S Z

Arrestohen dy të dyshuar për kanosje në Gjakovë, konfiskohen armë dhe marihuanë

Policia në  Gjakovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje si dhe  ka konfiskuar dy armë dhe substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë. Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore. Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuan “, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë.