14:19 / E Premte, 24 Maj 2024 / k.v

Arrestohen dy të rinj për rrëmbimin e një personi në Prishtinë

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Arrestimi i të dyshuarve: A. K., 18-vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe Y. S., i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë nisë menjëherë pas denoncimit të rastit.

Pjesë e aksionit policor në Prishtinë ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku  është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorë në rast.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale./IndeksOnline/