75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy tifozë të skuadrës kosovare

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar derbi i Ligës së parë, ku Vushtrria ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 1-0.

Gjatë pushimit në mes të pjesëve, tifozët vendas kanë sulmuar ata kundërshtarë duke kaluar madje në mes të fushës.

Pas këtij rasti policia ka arrestuar dy prej sulmuesve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që ishin të përfshirë në një incident të tifozëve të dy ekipeve gjatë një ndeshjes të ligës së parë të kampionatit të Kosovës në futboll. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Vushtrria është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e parë. /IndeksOnline/