13:29 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Munishi: Nuk i frikësohemi Barçës, e lëre mo Dritës

Në mesditën e sotme, është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë, Vëllaznimi do ta ketë përballë Dritën e Gjilanit, kampionin në fuqi të këtij kompeticioni.

Kështu, Ismet Munishi, trajneri i gjakovarëve, do të jetë kundërshtar i ish-skuadrës së tij, transmeton IndeksOnline.

Image result for ismet munishi

Megjithatë, Munishi nuk ia ka frikën aspak Dritës, duke thënë me ironi se skuadra e tij nuk i frikësohet as Barcelonës.

”Kam shumë respekt për Dritën dhe ‘Intelektualët’, por do të jetë një duel i zjarrtë”.

”Ne jemi Vëllaznimi, dhe nuk i frikësohemi as Barcelonës, e lëre më Dritës”, tha Munishi për IndeksOnline.