10:39 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen gjashtë persona në Ferizaj për drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj 6 persona. Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic.

Sipas Policisë  pas një pune hetimore disamujore, njësiti policor, gjatë kontrollimit, në tri lokacione të ndryshme ka konfiskuar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobilë, 3 vetura dhe dy pistoleta me 41 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.