14:15 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona në Vushtrri, dyshohen për vjedhje të rëndë

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur  gjësende të ndryshme  me një vlerë të konsiderueshme.

Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:

A. M. 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. A.  20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

S. I.    21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sh.  S  34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit  janë gjetur  dhe janë sekuestruar   gjësende të ndryshme të cilat  do të procedohen si dëshmi..

Ndërsa pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit   të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.