08:43 / E Martë, 19 Shtator 2023 / AR

Arrestohen katër persona për disa grabitje të armatosura

Mbrëmë hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.

Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e  grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personat e dyshuar:

• F.M, mashkull, 34 vjeç

• F.M, mashkull, 32 vjeç

• A.S, mashkull, 34 vjeç dhe

• XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.