13:39 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona, u gjenden 4900 € të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në fshatin Kishnicë të Graçanicës, tek ta ka gjetur dhe konfiskuar 4900 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Është arrestuar një mashkull k/shqiptar dhe tre meshkuj shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 4900€ para, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.