10:25 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohen nëntë persona

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së diele ka arrestuar nëntë persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara ndërsa për të njëjtat është informuar me kohë prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, tetë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/