08:14 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen prindërit që braktisën foshnjën e posalindur

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për braktisjen e fëmijës së posalindur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin e bazuar se kanë bërë ndryshimin e statusit të fëmijës të posalindur dhe pas lirimit të fëmijës të posalindur është braktisur nga nëna e saj”, thuhet në njoftimin e policië.

Sipas PK-së, në bashkëpunim me punëtorin e Qendrës për Punë Sociale foshnja e braktisur është kthyer në vendin e sigurt dhe është nën përkujdesje mjekësore.

Të dyshuarit pas intervistës janë liruar me urdhër të prokurorit kujdestar./AktivPress