09:10 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohen tre djem në Vushtrri, kishin bërë për spital një person

Tre persona, njëri nga të cilët ishte i mitur, janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, mashkull kosovar.

Sipas policisë, viktima ka marrë lëndime trupore në kokë dhe pjesë të tjera të trupit dhe së pari ka pranuar tretman mjekësor në Vushtrri, për të vazhduar trajtimin në QKUK në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, i dyshuari i tretë, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.