10:02 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona, sulmuan policët

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Karaqevë e Epërme në Kamenicë, të cilët kanë sulmuar policët që po ua kontrollonin shtëpitë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë derisa ishin duke kontrolluar në shtëpitë e tyre ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 49 copë fishekë. Lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët i cili ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia në raport. /Indeksonline/