21:43 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Personat e dyshuar:

-Sh.S,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-Sh.S,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.