20:41 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Arrestohen tre të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre person të dyshuar, pasi kanë therë me thikë dy person në natën e Kërshëndellave në Prishtinë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim të identifikuar si të dyshuar të implikuar në ngjarje kriminale, drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të detyrave të përcaktuara për të rritur parametrat e sigurisë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se sot në orët e pasdites janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë, të ndodhur më datë 24.10.2020, në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.

Të tre të dyshuarit;

 B. GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

 A. GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

E. T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Borovci ka thënë se të arrestuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë.