75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 15 Maj 2026 / KV

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti i hetimeve të Obiliqit, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Personat janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në një në rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më datë 12.05.2026, në rrugën “17 Shkurti ” në fshatin Mazgit të Obliqit, me ç ‘rast nga një depo e një punëtorie janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave.

Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;
F. B, 26 vjeç, (mashkull),
A.K, 22 vjeç, (mashkull) dhe
R.H, 34 vjeç, (mashkull), të cilët me vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.