12:34 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet 21 Savage nga zyra e imigracionit në SHBA

21 Savage është arrestuar dhe është marrë në paraburgim nga Departamenti i Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE). Në një deklaratë për WAGA, ICE pretendon se 21 Savage (emri i lindjes të cilit është Sha Yaa Bin Abraham-Joseph) është një “shtetas i Mbretërisë së Bashkuar” i cili “është i pranishëm në mënyrë të paligjshme në SHBA”

ICE gjithashtu thotë në deklaratën e saj: “Z. Abrahami-Jozef fillimisht hyri në SHBA ligjërisht në korrik të vitit 2005, por më pas dështoi të largohej sipas kushteve të vizës së tij joimmigruese dhe ai u bë i paligjshëm në SHBA kur viza e tij skadoi në korrik të 2006ës. Përveçse ishte në kundërshtim me ligjin federal të emigracionit , Z. Abraham-Jozef u dënua për akuza të drogës në tetor 2014 në Fulton County, Georgia. “