18:14 / E Premte, 05 Gusht 2022 / k.v

Arrestohet 27-vjeçari për grabitje, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar: G.F, 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku dyshohet se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35,  në rrugën “Viciana“ në Vushtrri, ka përdor  sprej-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedural të rregullt./IndeksOnline/