Arrestohet 35 vjeçari që tentoi ta dhunoj të miturin në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas raportimit të datës 24.08.2019 për rastin e tentim dhunimit në qendrën e qytetit në Prizren, ku një i rritur ka tentuar të dhunoj një të mitur lëmosh kërkues, por falë reagimit të disa qytetarëve rasti ka mbetur në tentative dhe i dyshimti ka ikur nga vendi i ngjarjes, njësite hetuese të drejtorisë rajonale në Prizren, pas një pune intensive dhe në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur të identifikoj dhe të ndaloj personin e dyshimtë F.I i lindur në vitin 1984 m/sh/k.
Personi i dyshimtë pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime si rast “Dhunimi” dhe po bashkëpunohet edhe me institucionin e qendrës sociale.
Vlen të theksohet se i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit dhe i njëjti është arrestuar sot në Drenas.
Policia e Kosovës i falënderon qytetarët për reagimin dhe bashkëpunim që kanë treguar me këtë rast.