21:16 / E Enjte, 14 Prill 2022 / MSH

Arrestohet aktori i “Game of Thrones”

Aktori i njohur, Joseph Gatt, i cili është shfaqur në episodet e “Game of Thrones”, është arrestuar gjatë këtij muaji nën akuzat për “komunikim eksplicit seksual” me një të mitur në internet.

Policia ka njoftuar se Departamenti për të mitur, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit. Më pas ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë.

Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se Gatt dyshohet se ishte përfshirë në komunikim seksualisht eksplicit në internet me një të mitur.

Hetuesit janë në kërkim të identifikimit të viktimave të tjera të mundshme dhe ka kërkuar nga kushdo që ka informacion ta kontaktojë policinë.

Ndërkohë, aktori u lirua disa orë më vonë me garanci prej 5.000 dollarësh.