17:07 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet banda e krimit që kishin bërë 28 vjedhje brenda gjashtë muajve

Europol përmes një komunikate për media ka lajmëruar që autoritetet greke kanë arritur të arrestojnë grupin e krimit të organizuar, që ishin përgjegjës për 28 vjedhje brenda Athinës.

Ky grup përbëhej nga shtetas të Gjeorgjisë. Njëri nga të arrestuarit është kriminel i madh i njohur me nofkën “Hajdut në Ligj”.

Gjatë arrestimit autoritetet konfiskuan armë dhe mallra të ndryshme të vjedhura.

Që nga tetori i vitit të kaluar ky grup ishte përgjegjës për 28 vjedhje./Indeksonline/