11:47 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar pas shtatë vjetësh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, thotë policia e Mbretërisë së Bashkuar

Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit dhe është dërguar në stacionin qendror të policisë në Londër, ku do të qëndrojë para se të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.

Sipa policisë në Londër ai do të dalë para Gjykatës sa më shpejt të jetë e mundur.

Policia ka zbatuar urdhrin në emër të Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit, dhe u ftua në ambasadëm e Ekuadorit në Londër nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria e këtij vendi.