10:03 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet biznesmeni i njohur, akuzohet për vrasjen e gazetares, në Maltë

Policia malteze ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim për vrasjen e gazetares, Daphne Caruana Galizia.

Yorgen Fenechi, pronar i kompanisë “17 Black”, u arrestua nga oficerët njoftoi “Times of Malta”. Për kompaninë e tij “17 Black”, Caruana Galizia kishte pohuar se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej nga një bombë makine në shkurt të 2017-s.

Për këtë ka reaguar edhe Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, shkruan Indeksonline.

Ajo ka thënë se Fenechi është anëtar i një grupi biznesesh që e patën fituar tenderin për ndërtimin e një termocentrali në vlerë prej 450 milioë eurosh. Daphne ka qenë gazetarja e parë që pati filluar të raportonte për korrupsionin në atë tender, që ndërlidhet me politikanët që janë duke qeverisur tashti.

“Lajmi më i rëndësishëm ndërkombëtar sot. Këtë mëngjes është arrestuar biznismeni maltez Yorgen Fenech, derisa po tentonte të ikte me anije nga Malta, me dyshimin se kishte urdhëruar vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia.

Fenechi është anëtar i një grupi biznesesh që e patën fituar tenderin për ndërtimin e një termocentrali në vlerë prej 450 milioë eurosh. Daphne ka qenë gazetarja e parë që pati filluar të raportonte për korrupsionin në atë tender, që ndërlidhet me politikanët që janë duke qeverisur tashti.

Në një shtet normal, ishte dashur të kollapsonte Qeveria sot. Në një shtet kriminal si Malta, nuk ndodhë asgjë”, ka shkruar ajo.

Ky arrestim vjen një ditë pasi kryeministri Joseph Muscat tha se do të konsideronte falje për një person të arrestuar dje i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetarës Daphne Caruana Galizia.

Fenechi, gjithshtu është drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës më 2013 për të ndërtuar një stacion energjie elektrike me gaz në ishull./Indeksonline/