10:09 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen deputetët e VV-së, përleshje përballë Kuvendit (Foto/Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu, shkruan Indeksonline.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë.

Ata janë arrestuar në hyrje të Kuvendit, ku pritej të hynin në seancë.

Tre deputetët akuzohen, për siç thuhet, përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm, përkatësisht hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./Indeksonline/.