09:22 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / S Z

Arrestohet djali, rrahu babain e tij

Një person është arrestuar në Viti, pasi që kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Viti / 27.11.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.