13:05 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / LB

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Është arrestuar edhe personi i tretë, i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi.

“Është arrestuar edhe personi i tretë”, ka thënë Gashi.

Në lidhje me këtë rast, të premten dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar se kanë ndihmuar të armatosurit të kryejnë grabitjen.