19:30 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / MSH

Arrestohet edhe një i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor.

Sipas Sinjalit, i arrestuari dyshohet të ketë furnizuar me armë dorasin.

I dyshuari në fjalë, Tomë Dodaj nga Novosella e Gjakovës, dyshohet t’i ketë dhënë armë Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Murseli dhe Plava, bashkë me Kushtrim Kokallën, si i dyshuari i tretë në këtë rast, janë dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, në masë të paraburgimit, raporton Indeksonline.