12:01 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet edhe një person i dyshuar për sulmet para ndeshjes, Liverpool – Roma

Policia italiane ka arrestuar një person në Romë lidhur me sulmet ndaj një tifozi të Liverpoolit, që mbeti në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sean Cox, 53-vjeçar ishte arrestuar jashtë stadiumit, ”Anfield” para ndeshjes së Champions Leagues me Liverpoolit dhe Romës më 24 prill.

Policia e Merseysides ka punuar në bashkëpunim me oficerët italian që ta arrestojnë të dyshuarin, 30-vjeçar, në lidhje me këtë sulm, transmeton IndeksOnline.

Nuk janë publikuar ende të dhënat e të dyshuarit, i cili do të dalë para Gjykatës në Romë këtë fundjavë, të shtunën.

Dy persona tjerë, gjithashtu, janë arrestuar më herët në lidhje me incidentin në fjalë.

Filippo Lombardi, 21-vjeçar është i dyshuari i parë, si dhe 29-vjeçari, Daniele Sciusco, i cili është arrestuar me dy vite e gjysmë burg./IndeksOnline/