11:28 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet femra që vidhte në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër nën dyshimin se e njëjta ishte përfshirë në disa vjedhje në Prishtinë.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për V.B., e cila tani gjendet prapa grilave.

Ajo ishte e përfshirë në dhjetëra vjedhje, kryesisht për çanta dhe kuleta.

Disa nga vjedhjet kanë qenë të raportuara edhe në media elektronike.