09:25 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Arrestohet gjakovari, e bëri për spital të birin

Një person ka raportuar në rajonin policor në Gjakovë se është sulmuar fizikisht nga babai i tij.

Gjatë orës 03:10 të mëngjesit, ai ka raportuar se është rrahur nga babai i tij dhe i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –babai i tij .Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/