09:02 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / L K

Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë fizikë ndaj një femre

Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovar e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, shkruan IndeksOnline.