11:50 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet hajni në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti muajin e kaluar me forcë ka depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe ka vjedhur pajisje elektrike shtëpiake, pajisje pune dhe shtrat për fjetje.

Sipas viktimës vlera e dëmit ishte rreth 5000 euro, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/