22:41 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Arrestohet i dënuari i fundit i “Agimit të Artë”, ishte zhdukur që në muajin tetor

I dënuari i fundit i “Agimit të Artë”, Christos Papas është arrestuar, bëjnë me dije burime nga mediat greke.

Thuhet se është arrestuar në një shtëpi në lagjen Zografu dhe tashmë ndodhet në zyrat qendrore të policisë greke në Athinë.

59-vjeçari është dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale. Christos Pappas ishte zhdukur që nga tetori pas gjyqit të “Agimit të Artë” .

I arratisuri qëndronte në një apartament me një grua 52-vjeçare nga Ukraina, e cila ka marrë dokumentet greke. Edhe gruaja u arrestua.