10:22 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuar për krime lufte në Ferizaj

Një person është arrestuar në Bërnjak, përcjellë Indeksonline.

I njëjti dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

Në pikëkalimin kufitar Bërnjak është arrestuar i dyshuari nën dyshim për kryerjen e veprës së lartëcekur.  Me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, bën të ditur raporti 24=orësh i Policisë së Kosovës. /Indeksonline/