16:41 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari kosovar ndaj të cilit ishte lëshuar fletë-lëshim ndërkombëtar

Policia e Kosovar, përmes Drejtorisë për Bashkëpinim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU) dhe njësisë FAST Kosova ka arritur të arrestojë një të dyshuar.

Autoritetet kosovare në bashkëpunim të ndërsjelltë kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë vendin ku qëndronte i dyshuari, B.M, shtetas i Kosovës i lindur në 1982, ndaj të cilit ishte lëshuar letër-rreshtimi ndërkombëtar.

I dyshuari B.M ishte në kërkim nga autoritetet kosovare që nga viti 2007 me dyshimet se ishte i përfshirë më herët në një rast i cilësuar si vrasje e rëndë dhe që nga viti 2006 ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë me 4 vite burgim.

Ndaj të njëjtit person, në vitin 2007, Gjykata Supreme e Kosovës e kishte rritur dënimin në 12 vite burgim dhe kishte urdhëruar personin në mbajtje të dënimit, mëson Indeksonline.

Por, burgimi nuk ishte mbajtur pasi që G.M ishte jashtë Kosovës. Për këtë arsye, ndaj tij ishte lëshuar fletë-lëshim ndërkombëtar. Në nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte marrë informacion se i dyshuari ishte duke punuar në Gjermani, me identitet të falsikuar, shkruan Indeksonline

Informacionet kanë rezultuar të jenë të sakta, ndërsa me rastin kishte filluar të merrej FAST Gjermania, që ka shpier në arrestimin e tij në ditën e djeshme.

Policia e Kosovës ka filluar që përmes institucioneve relevante të nisë procedimin e esktradimit të personit në fjalë./Indeksonline/