23:57 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / L K

Arrestohet i dyshuari kosovar në Hungari, ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” Besnik Bajrami Lajqi i cili ishte  arrsetuar e më pas ekstraduar nga shteti i Hungarisë.

I dyshuari është sjellur në qendër e paraburgimit, ku me aktvendim të prokurorit I është përcaktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00.  

“I dyshuari sipas aktvendimit mbi ndalimin e personit te arrestuar i njëjti është  arrestuar ne shtetin e Hungarisë dhe është ekstraduar ne shtetin e Republika e Kosovës i njëjti është marre nga aeroporti Adem Jashari dhe është sjellë ne qendrën e ndalimit ku me aktvendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48orë”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.