75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 24 Prill 2026 / Z S

Arrestohet i dyshuari kryesor në masakrën famëkeqe të Tadamonit gjatë luftës civile në Siri

Amjad Youssef, i dyshuari kryesor në njërën nga vrasjet më famëkeqe të luftës civile siriane është arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Sirisë.

Youssef  kërkohej për vrasjen masive të civilëve në prill të vitit 2013 në lagjen Tadamon të Damaskut, raporton BBC-si.

Në vitin 2022 u shfaqën pamje filmike që tregonin ushtarë sirianë duke i çuar viktimat, të lidhura dhe me sy të mbyllur, në një gropë përpara se t’i qëllonin. Videoja u bë një nga provat më të drejtpërdrejta vizuale të vrasjeve jashtëgjyqësore nga forcat qeveritare të asaj kohe.

Ministri i Brendshëm Anas Khattab tha se Youssef ishte autori kryesor i masakrës dhe u mor në paraburgim pas një operacioni sigurie.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se ai u arrestua në provincën Hama.