14:51 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari, u kap duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme personin me inicialet I.F.

Arrestimi i tij u bë pasi i njëjti është zënë duke vjedhur naftë nga gjeneratori i kompanisë UNI Projekt.

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i arrestuar është mirëmbajtës i Kuvendit të Kosovës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, mirëpo i njëjti rast nuk është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të cilin policia ua përcjell mediave./Indeksonline/