09:33 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i mituri, hedh në tokë marihuanën pasi sheh policinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të mitur në stacionin e autobusëve në Kaçanik, cili pasi vëren policinë, hedh në dysheme lëndën narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë, në sasi prej 1.15 gr. e cila është konfiskuar nga policia.

Me vendimin e prokurorit të shtetit për të mitur i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse rasti i proceduar mbetet në hetime./Indeksonline/