09:58 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një i mitur, në Prishtinë, për vjedhjen e 450 eurove

Një i mitur në Prishtinë është arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se të premten dyshohet se kishte vjedhur 450 euro.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin më 02.12.2019 është arritur të arrestohej i dyshuari mashkull shqiptar (i mitur), pasi që ai ditë më parë nga viktima mashkull shqiptar kishte vjedhur 450 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.