10:43 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i sëmuri psiqik në Gjilan, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Velekincë të Gjilanit, i cili konsiderohet të jetë me të meta psiqike, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjete të forta vëllain e tij dhe më pas gjatë intervenimit edhe dy zyrtar policorë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/