10:00 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet ish gjenerali boshnjak, i akuzuar për krime lufte

Agjensia Shtetërore e Bosnjës Hercegovinës, SIPA e ka arrestuar në mëngjesin e sotëm gjeneralin e armatës, Ramiz Dreqkoviq.

Ish komandanti i ushtrisë boshnjake është i akuzuar për krime lufte në vitet e 90-ta.

Drekoviç akuzohet për bombardimin pa dallim të komunës së Kalinovikut ku kishte viktima edhe fëmijë.

Brekoviq ishte edhe këshilltar i kryeministrit boshnjak, Nexhat Brankoviç.

Arrestimi i tij sot është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Bosnjës./Indeksonline/