12:35 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet kosovari, po kontrabandonte 11 lopë me kamion

Në rrugën Pogragjë-Sllubicë të Gjilanit një person është arrestuar i cili është kapur nga Policia duke kontrabanduar kafshë.

“Janë konfiskuar rreth  11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është  konfiskuar kamioni me te cilin i dyshuari ka qene duke i kontrabanduar kafshët”, thuhet në raportin e Policisë.

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.