21:48 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është arrestuar nga Policia e Serbisë.

Sipas Velës, Ismaili u arrestua për shkak se lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

“Policia e Serbisë arrestoi kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!

Represion i egër nga regjimi i Vuçiçit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, shkroi Vela.