15:09 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet mbesa e Federica Mogherinit

Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të madh në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës.

 Armë dhe drogë u sekuestrua gjatë operacionit

Ajo quhet Gaia Mogherini, dhe është vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.

Vajza, 28 vjeçare, është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike. Gaia Mogherini edhe në tetor të vitit 2016 u arrestua për të njëjtën akuzë.